1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Bashkëpunimet brenda dhe jashtë vendit

collaborationBashkëpunimi me institucionet e Arsimit të Lartë brenda vendit.
FIM&IF ka kontakte me pothuajse të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë brenda vendit. Kontaktet bazohen mbi aktivitete në kuadrin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh apo shumëpalësh, kontakte për shkëmbim eksperience që lidhet me botimet universitare, programet e lëndëve dhe kurseve të studimit, realizimin e kërkimit shkencor dhe botimeve, udhëheqje diplomash DNP, diplomash Masteri apo doktoratura, promovim librash, revistash e botimesh të tjera të kësaj natyre, shkëmbim reciprok pedagogësh, bashkëpunim ndërmjet bibliotekave, promovim librash e studimesh, etj.
Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, qeveritare, organizata profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për arsimin e lartë.
FIM&IF bashkërendon aktivitetet akademike dhe shkencore dhe duke qënë një faktor aktiv në arsimin e lartë shqiptar synon të jetë pjesë aktive në politikëbërjen dhe rregullimin ligjor të kësaj fushe.
Pjesë e rëndësishme e aktiviteteve akademike të studentëve do të jenë dhe vizitat studimore në institucione publike e qeveritare, qendra kërkimore-shkencore, universitete dhe qendra te mëdha akademike, vizita në institucione ndërkombëtare jashtë vendit, etj. Në këtë kuadër janë realizuar vizita në disa qendra kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit. 
Ambientet e FIM&IF kanë qenë e vazhdojnë të jenë të hapura për konferenca, seminare si dhe aktivitete të organizatave të tjera të një profili me interes për fushat e studimit që përfshihen në UPT.
Prania e komunitetit të biznesit synohet të bëhet gjithnjë e më e ndjeshme pranë strukturave të FIM&IF-së si pjesë e rëndësishme në hartimin e politikave, e diktuar kjo dhe nga pjesëmarrja e tyre në hallkat e rëndësishme drejtuese të universitetit. Komunikimi me këta operatorë të biznesit, bëhet përmes memorandumeve të bashkëpunimit, si marrëveshjet dypalëshe ku përfshihen krijimi i kushteve të zhvillimit të praktikave, punësim të mëtejshëm të studentëve të diplomuar, bashkëpjesëmarrje në fushata sensibilizuese në çështje të interesit të përbashkët, etj.
Komunikimi bëhet në disa forma, përmes strukturave të posacme te UPT-së siç janë Zyra e Marrëdhënieve me Publikun dhe Zyra e Aktiviteteve, por dhe atyre promocionale, prej Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, ku aktivitetet dhe kërkesat e UPT-së për bashkëpunim njoftohen përmes medias së shkruar dhe vizive.
FIM&IF gjithashtu ka siguruar lidhje në mes institucioneve, OJQ-ve lokale, Qendrave Rinore, Forumeve Rinore të subjekteve politikë, organizatave dhe shoqatave të tjera të interesit publik, përmes  studentëve të tij, lidhje të cilat janë një urë komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të studentëve dhe organizatave studentore me aktorët e lartpërmendur.

Njoftime