1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Kërkimi shkencor, projekte dhe publikime

 

Politika e kërkimit shkencor në të gjitha nivelet e FIM&IF
Krahas mësimdhënies, një prej dimensioneve të rëndësishme ne FIM &IF është edhe kërkimi shkencor në përputhje me filozofinë dhe misionin e UPT-se, në përputhje me interesat e universitetit, të stafit akademik dhe studentor, si dhe në përputhje më kapacitetet njerëzore dhe financiare.
FIM& IF është konceptuar si një qendër kërkimore shkencore, në partneritet me të tretë, me institucionet, organizmat ndërkombëtare dhe aktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare, me të cilët fakulteti është në bashkëpunim. Në përmbushje të dimensionit të kërkimit shkencor, veprimtaria kërkimore shkencore shtrihet në drejtimet e mëposhtme:  
Revistat shkencore
Botimi në revistave shkencore është nxitja e debatit shkencor në mes të komunitetit akademik të FIM& IF dhe atij shqiptar e të huaj, si dhe publikimi i punës shkencore të stafit akademik.
UPT-nes ka revistën e tij shkencore, Buletini i Shkencave Teknike e cila, si rregull, botohet kater herë në vit në formatin A4, me rreth 100 faqe, me bord editorial nen drejtimin e kryeredaktorit përkatës. Pedagogët e brendshëm kanë përparësi në botimet e tyre, duke ruajtur kritere te rrepta shkencore dhe standarde akademike. Përgjithësisht janë inkurajuar botimet shkencore, të cilat kanë trajtuar në mënyrë të veçantë një fenomen, çështje e dukuri me interes për fushat e studimeve në FIM& IF.
Konferencat shkencore
Fakulteti ka detyrimin të organizojë së paku nje konference shkencore Kombetare në vit. Është rekomanduar që konferencat të kenë tematikë të njëjtë me drejtimet e grupeve kerkimore - shkencore pranë fakultetit. Konferencat shkencore përgjithësisht i përgjigjen drejtimeve të studimit të fakultetit.
Botimet shkencore
Pedagogët e brendshëm inkurajohen të botojnë libra shkencorë. Këto punime shkencore duhet të jenë autentike, me kritere akademike të rrepta, duke iu nënshtruar të gjitha kritereve perëndimore për botime të këtij lloji. Ato duhet të jenë me interes dhe vlerë për fushat e kërkimit të FIM &IF. Botimet shkencore mund të jenë të reja ose përshtatje e punimeve të mëparshme.
Grupet e kërkimit
FIM&IF  inkurajon krijimin dhe veprimtarinë e grupeve të kërkimit, të strukturuar përreth pedagogëve me tituj dhe grada brenda departamentit, ose bashkëpunime midis departamenteve. Këto veprimtari duhet të kenë një tematikë të caktuar, me interes për fushat e studimit, projektet e kërkimit dhe zhvillimit të FIM&IF. Kjo bëhet në rakordim me punimet e diplomave të studentëve, projektet me të tretë etj. Grupet e kërkimit koordinohen dhe me tematikat e revistave dhe konferencave.
Grupet e kerkimit te FIM& IF jane:
Pranë DIM:
  1. Analiza matematike,
  2. Algjebra dhe Gjeometria,
  3. Probabiliteti dhe Statistika,
  4. Analiza Numerike dhe Kerkimi Operacional.
Pranë DIF:
  1. Fizika e materialeve
  2. Optika e zbatuar
  3. Energjitë e rinovueshme
Pranë DK:
  1. Kimia e mjedisit
  2. Kimia e Materialeve
Punimet e diplomës së studentëve
Punimet e diplomës së studentëve, si të ciklit të parë, ashtu edhe të ciklit të dytë të studimeve, drejtohen sipas drejtimeve shkencore të FIM&IF,  në quadrin e grupeve të kërkimit. Punimet më të mira të diplomës të çdo viti akademik, të vlerësuara nga një komision akademik i ngritur nga dekani, paraqiten ne nje ore te hapur .
Numri i botimeve në pesë vitet e fundit nga stafi i qëndrueshëm i FIM&IF
Gjithsej anëtarët e stafit akademik (të brendshëm, senior dhe me ngarkesë të veçantë) kane botuar mbi 70 botime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, brenda 5 viteve të fundit. Në këtë kategori hyjnë tekste në dobi të studentëve, libra dhe artikuj, brenda dhe jashtë vendit. Kjo dëshmon se stafi akademik i qëndrueshëm është mjaft cilësor, me aktivitet të dalluar botues brenda dhe jashtë vendit.
Ky është tregues për politikat dhe kriteret e përzgjedhjes cilësore të stafit akademik. I gjithë ky potencial vihet ne dispozicion të studentëve që ndjekin studimet në këtë institucion mësimor dhe akademik.
              Tabela e botimeve të stafit akademik

Tekste

55

Artikuj Jashtë

60

Artikuj Brenda

19

Artikuj gjithesej

79

Numri i projekteve të zbatuara në pesë vitet e fundit
Llojet e aktiviteteve, të cilat janë mjaft të larmishme, mund të klasifikohen si më poshtë:
1) Aktivitete shkencore (45-të të tilla);
2) Projekte kombëtare apo ndërkombëtare, ku FIM&IF ka marrë pjesë si parter (4 të tilla);
3) Seminare me lektorë të ftuar, vendas ose të huaj (15)
4) Aktivitete studentore (10 të tilla).
Një paraqitje e detajuar e aktiviteteve që janë organizuar në FIM&IF gjatë periudhës 2006-2010 gjendet në pasqyrën bashkëngjitur këtij raporti.
Pjesëmarrja e stafit në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe prezantime
Referime në konferenca 72
Pjesëmarrje në konferenca pa referime 10
Raporte kërkimore – studimore 12
Baza e të dhënave rreth veprimtarisë shkencore dhe botuese të stafit akademik (të brendshëm, senior dhe me ngarkesë të veçantë) bën një pasqyrim të detajuar të pjesëmarrjes së stafit akademik në aktivitete të tilla.
Organizimi i seminareve me lektorë të jashtëm, vendas ose të huaj
Gjate periudhës 2006 – 2010 janë zhvilluar mbi 15 seminare me lektorë të jashtëm, vendas ose të huaj (AUDITORIUME, Leksione të hapura).
viii) Infrastruktura shkencore
Edhe pse në vitet e para të ekzistencës së tij, FIM&IF ka krijuar një infrastrukturë të zhvilluar jo vetëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor në të gjitha programet e tij, por edhe për veprimtarinë shkencore që kryhet në këtë institucion të arsimit të lartë.
Tashmë janë ngritur dhe funksionojnë dhjetë grupe kërkimore
  1. Analiza matematike,
  2. Algjebra dhe Gjeometria,
  3. Probabiliteti dhe Statistika,
  4. Analiza Numerike dhe Kerkimi Operacional
  5. Fizika e materialeve
  6. Optika e zbatuar
  7. Energjitë e rinovueshme
  8. Kimia e mjedisit
  9. Kimia e Materialeve
Puna kërkimore shkencore realizohet në të gjitha njësitë bazë të tij përmes grupeve kërkimore që funksionojnë pranë çdo departamenti. Këto grupe përfshijnë në bazë jo permanente anëtarë të stafit akademik, që së bashku punojnë për një studim të caktuar brenda së njëjtës disiplinë, apo në disa disiplina të përafërta.
Puna kërkimore shkencore e pedagogëve dhe e punonjësve shkencorë të FIM& IF lehtësohet nga biblioteka, e cila, si pjesë e infrastrukturës shkencore të FIMIF i mundëson stafit akademik shfrytëzimin e një literature shumë të pasur bashkëkohore (libra dhe revista akademike) të arkivuar në sistemet e bibliotekave elektronike.
Lidhja e kërkimit shkencor me procesin mësimor
Synimi kryesor i veprimtarisë kërkimore shkencore është t’i vijë në ndihmë pasurimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të përmbajtjes së procesit mësimor, si edhe ngritjes së vazhdueshme të standardeve akademike në FIM&IF. I gjithë stafi akademik është i angazhuar në procesin e integrimit të rezultateve të punës së tyre kërkimore - shkencore veçanërisht në procesin e mësimdhënies, duke përfshirë jo vetëm në leksione, por edhe seminare, publikimet e tyre në monografi shkencore dhe në revistat. Shpesh për këtë qëllim organizohen edhe seminare dhe tryeza diskutimesh akademike, me pjesëmarrjen e gjerë të stafit akademik dhe studentëve. Në të gjitha këto veprimtari anëtaret e stafit akademik përditësojnë njohuritë e studentëve me të rejat e rezultuara nga puna e tyre hulumtuese, në përputhje me fushat e ekspertizës.
Përfshirja e studentëve në kërkimin shkencor
FIM&IF ka në thelb të filozofisë së tij kërkimin shkencor dhe në këtë kuadër përfshirjen e studentëve në këtë veprimtari të rëndësishme. Ndër aktivitetet shkencore ku janë përfshirë edhe studentët përmenden:
Workshop: Risitë Teknologjike të Matematikës dhe Fizikës në Inxhinieri, 2011.
Pjesmarrje në shkollën verore mbi Fizikën e Materialeve në Prishtinë, Korrik 2010, ku studentet e FIM&IF janë renditur në dy vendet e para.

 

Njoftime