1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Punesimi, dokumente për aplikim

graduate-job-seekerPolitikat e rekrutimit të stafit në zbatim të rregullave në fuqi
Rekrutimi i stafit mbështetet tërësisht në disa kritere e elemente thelbësore të tilla si:
(1) nevojat për staf të ri që përcaktohen në bazë të ngarkesës mësimore (sipas elementëve të saj të përcaktuara qartë për çdo kategori pedagogësh) aktuale dhe parashikimeve të shtrirjes dhe zgjerimit të DIF;
(2) kërkesave për cilësinë dhe nivelin e kualifikimit të stafit, të përcaktuara në “Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, aktet nënligjore specifike, rregulloret dhe udhëzimet e veçanta të MASH-it, si dhe kërkesat e statutit dhe rregulloreve të vetë DIF dhe të FIM&IF.
Pas konsultimeve dhe miratimit paraprak të nevojave për staf të ri nga ana e organeve drejtuese, bëhet njoftimi i hapur publik në faqen e internetit agjencisë së punës.
Dosjet e paraqitura nga çdo kandidat i nënshtrohen një seleksionimi paraprak nga komisionet e ngritura për këtë qëllim, duke propozuar kandidatët më cilësorë. Kandidatët e seleksionuar i nënshtrohen një procesi konkurrimi dhe intervistimi nga një komision përzgjedhës.
Kandidatëve të vlerësuar si të përshtatshëm dhe të përzgjedhur iu lihet në dispozicion një periudhë kohe për përgatitjen e programeve të lëndëve, ciklit të leksioneve e seminareve, shqyrtimit e përzgjedhjes së literaturës bazë e ndihmëse, njohjen me rregulloret dhe statutin e DIF, të FIM&IF dhe të UPT-së.
 Mbledhja dhe përdorimi i informacionit për personelin, .
Dokumentacioni i depozituar për çdo anëtar të personelit akademik përmban:
  • Kopje të diplomës së shkollës së lartë, shoqëruar me listë notash;
  • Kopje të kualifikimeve të tjera të kryera;
  • CV në format europian;
  • Kopje të pasaportës ose një dokument tjetër identifikimi;
  • Librezë shëndetësore
  • Dy rekomandime
Ndërsa për personelin e brendshëm akademik, krahas dokumentacionit të sipërpërmendur, dosja duhet të përmbajë edhe:
  • Librezën e punës;
  • Librezën e kontributeve shoqërore
Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat
Kontrata e punës me stafin drejtues, mësimdhënës lidhet nga Rektori i  UPT-së në cilësinë e punëdhënësit.
Kontrata e punës me personelin mbështetës dhe administrativ lidhet nga Rektori i  UPT-së në cilësinë e punëdhënësit.
Kontrata e punës për gjithë personelin lidhet dhe zgjidhet sipas klauzolave të kontratës, anekseve të saj, si dhe legjislacionit të punës. Tipet e kontratave në UPT janë:
-          Kontratë individuale  e punës (me kohëzgjatje të pacaktuar)
-          Kontratë individuale  e punës për punonjësit me kontratë të përkohshme.
Pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm përzgjidhen me konkurs në përputhje me kriteret specifike të kualifikimit dhe performancës të zbatueshme në FIM&IF.
Kandidati i përzgjedhur merret fillimisht me kontrate pune 1-vjeçare; kontrata nënshkruhet nga Rektori i  UPT-së në cilësinë e punëdhënësit dhe i punësuari. Pas përfundimit të kontratës dhe plotësimit të kushteve të saj, punonjësit me grada shkencore mund të lidhin kontratë pune pa afat.
Detyrat dhe të drejtat e stafit drejtues, mësimdhënës, mbështetës dhe administrativ janë përcaktuar në Statutin e UPT-së, Rregulloren e Brendshme të Fakultetit dhe Rregulloren e Departamentit, në dokumentet mbështetëse si dhe në kontratat individuale të punës dhe anekseve të kontratave.
Shkalla e kualifikimit të personelit akademik me kontratë dhe kriteret e rekrutimit të tij
Rekrutimi i personelit akademik me kontratë bëhet në përputhje me nevojat për pedagogë bazuar në planet mësimore që zhvillohen si dhe ngarkesat mësimore të miratuara në FIM&IF. Për të përzgjedhur një staf akademik të jashtëm sa më të kualifikuar dhe profesional, janë vendosur dhe zbatuar kritere, ku si ndër me kryesoret janë: eksperienca në mësimdhënie në nivel akademik; niveli i kualifikimit dhe diplomimit duke i dhënë përparësi kandidatëve me tituj dhe grada; cilësia dhe standardet e universitetit ku është diplomuar aplikanti, duke i dhënë përparësi universiteteve perëndimore; rezultatet personale profesionale të tij; aktiviteti kërkimor shkencor e botues; aftësitë komunikuese e etika; objektivat afat-mesme e afat-gjata të tij në karrierën akademike e shkencore; eksperienca e punësimit dhe rekomandimet e punëdhënësve të mëparshëm; zotërimi i gjuhëve të huaja dhe shkalla e përdorimit të tyre; etj. Përzgjedhja e kandidaturave të stafit të jashtëm akademik bëhet me të njëjtat kritere dhe procedura si edhe për përzgjedhjen e stafit të brendshëm.
Për nevoja të veçanta dhe periudha të caktuara, në DIF janë rekrutuar edhe pedagogë që nuk kanë grada e tituj akademikë, por që kanë një eksperiencë të gjatë e të suksesshme në profesionin dhe institucionin e tyre, janë specialistë të mirënjohur në fushën përkatëse,etj. Mbi bazën e këtyre kritereve dhe aplikimit të tyre, është arritur që DIF të ketë staf akademik të jashtëm tepër të kualifikuar.
Stafi ndihmës: rekrutimi, ngarkesa, cilësia dhe kontrolli i tij
Rekrutimi i stafit ndihmës bëhet në përputhje me nevojat dhe bazuar në planet e zhvillimit në kuadrin e çdo njësie kryesore, bazë dhe ndihmëse. Kriteret kryesore mbi të cilat mbështetet vlerësimi/rekrutimi i kandidaturave, janë treguesit e performancës së kandidatëve, të tillë si: eksperienca e punës në nivel universitar; niveli i kualifikimit dhe diplomimit, rezultatet personale profesionale, aftësitë komunikuese e etika, eksperienca e punësimit dhe rekomandimet e punëdhënësve të mëparshëm; zotërimi i gjuhëve të huaja dhe shkalla e përdorimit të tyre; etj.
Ngarkesa e stafit ndihmës është e përshtatshme për të mbajtur një cilësi të lartë të punës së kryer, duke ruajtur një raport sa më optimal të numrit të stafit ndihmës me numrin e studentëve dhe të stafit akademik.

 

Njoftime