1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Punime të studentëve, diploma

researchpenKëshilli i Diplomimeve është organ akademik këshillimor që krijohet në kuadrin e një departamenti për programimin dhe koordinimin e aktiviteteve të mësimit dhe studimit. Kompetencat dhe detyrat e tij janë:
Është drejtpërdrejt përgjegjës për programet e lëndëve të degës që lëshon diplomë.
I paraqet Dekanatit nevojat për mbulimin e procesit mësimor me pedagogë nga Fakultetet e tjera të Universitetit Politeknik ose të Universiteteve të tjera të vendit.
Harton planin mësimor vjetor (profilet dhe drejtimet që do të funksionojnë) të studimeve për lëshimin e diplomave në FIM&IF, të parashikuara nga Statuti i Universitetit Politeknik, plan i cili i përcillet Këshillit të Fakultetit.
Zhvillon të paktën dy herë në semestër mbledhje të rregullt, ku anëtarët e Këshillit raportojnë për ecurinë e procesit mësimor.
Propozon vartësinë e lëndëve (lëndët penguese) për vijimësinë e provimeve ndër lëndët që zhvillon departamenti në fakultetet e UPT-së, të cilat i shpall ato publikisht në çdo fillim viti akademik.
Propozon kriteret e përgjithshme dhe mënyrën e organizimit të temave të projekt-diplomave apo provimit përfundimtar për çdo kurs diplomimi.
Planifikon praktika profesionale në varësi të lëndëve ose disiplinave që kanë praktikë profesionale.
Propozon mënyrën e dhënies së provimeve, në përputhje me Statutin e UPT-së , Rregulloren mësimore të UPT-së.
Miraton dokumentacionin e studentëve që do të ndjekin studimet e nivelit të dytë në Degën Inxhinieri Fizike
Propozon numrin e krediteve dhe lëndëve plotësuese, që duhet të shlyejnë studentët, të cilët kanë përfunduar studimet e nivelit të parë në fakultete të tjera të UPT-së, apo në fakultete të tjera të universiteteve me profil të ngjashëm për të vijuar studimet e nivelit të dytë në FIM&IF.
Përfshirja e studentëve në kërkimin shkencor
FIM&IF ka në thelb të filozofisë së tij kërkimin shkencor dhe në këtë kuadër përfshirjen e studentëve në këtë veprimtari të rëndësishme. Ndër aktivitetet shkencore ku janë përfshirë edhe studentët përmenden:
Workshop: Risitë Teknologjike të Matematikës dhe Fizikës në Inxhinieri, 2011.
Pjesmarrje në shkollën verore mbi Fizikën e Materialeve në Prishtinë, Korrik 2010, ku studentet e FIM&IF janë renditur në dy vendet e para.
Punime dhe botime te studenteve:

 

Njoftime