1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Qeveria studentore

 
studentsStudentet e FIMIF jane organizuar ne keshilla studentore. Mbledhjet periodike të Këshillit Studentor që zhvillohen çdo muaj me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të njësive kryesore dhe/ose bazë, në lidhje me ecurinë e procesit akademik dhe me problematikën e hasur nga studentët, janë një mënyrë tjetër për të qenë sa më pranë interesave dhe kërkesave të studentëve.
Në çdo fillim semestri, studentët informohen për mënyrën se si është konceptuar dhe organizuar lënda nga pedagogu përkatës, i cili u vë në dispozicion një kopje të programit të lëndës. Ky program përmban informacion të detajuar për temat që do të zhvillohen gjatë 14 javëve të semestrit, format e kontrollit dhe vlerësimit, si dhe literaturën e detyrueshme, plotësuese dhe të rekomanduar.

Gjithashtu studentët informohen gjatë orëve të Tutoriatit dhe Këshillimit Akademik, ku ata mund të sqarohen për çdo paqartësi që kanë në lidhje me sistemin e studimeve dhe programin mësimor dhe mund të marrin asistencën e nevojshme për mbarëvajtjen e studimeve të tyre. 

Njoftime