1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Stafi i Akademik

Ndarja në Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel Akademik me Kontratë (PAK)

 Personel Akademik Efektiv (PAE)

Në tabelë është paraqitur personeli akademik efektiv i aktivizuar pranë  FIM&IF, gjatë vitit akademik 2011-2012, i ndarë sipas kualifikimit të tyre (titujve dhe gradeve shkencore).

Personel Akademik Efektiv (PAE)

Viti akademik

Prof. Dr.

Prof. Asc.

Doc

Dr.

Lektor

Totali

2011-2012

11

16

1

6

44

77

Personel Akademik me Kontratë (PAK)

Në tabelë është paraqitur personeli akademik me kontratë i aktivizuar pranë  FIM&IF, gjatë vitit akademik 2011-2012, i ndarë sipas kualifikimit të tyre (titujve dhe gradeve shkencore).

Personel Akademik me kontratë (PAK)

Viti akademik

Prof. Dr.

Prof. Asc.

Doc

Dr.

Lektor

Totali

2011-2012

13

4

4

9

64

94


Ngarkesa mësimore e stafit akademik

Ngarkesa mësimore e personelit akademik realizohet në përputhje me ligjin e arsimit të Lartë. Shperndarja e ngarkesës mësimore sipas titujve dhe gradave, e shprehur në orë mesimore, realizohet sipas Udhezimit Nr. 20, datë 09.05.2008 të MASH

Shpërndarja e ngarkesës mësimore në lëndët e kursit të studimit

Shpërndarja e ngarkesës mësimore të stafit akademik realizohet duke iu përmbajtur disa parimeve themelore:

·       çdo anëtar i personelit akademik nuk mund të zhvillojë më shumë se 3 lëndë në vit akademik;

·         për përcaktimin konkret të këtyre lëndëve merret parasysh niveli i kualifikimit të çdo anëtari të stafit, si dhe domosdoshmëria që lëndët të kenë afërsi, lidhje organike mes tyre ose zhvillimi i tyre të jetë vijim i njëra-tjetrës;

·         mbahet parasysh që shpërndarja e lëndëve të një anëtari të personelit akademik të jetë e balancuar në të dy semestrat;

·         në rast se anëtari i stafit akademik zhvillon mësim në të dy ciklet e studimit, mbahet parasysh edhe shpërndarja e balancuar e lëndëve sipas cikleve të studimit (Bachelor –Master i Shkencave, Master Profesional).

Në DIF tregohet kujdes që, përgjithësisht, anëtari më i kualifikuar i personelit akademik në një grup të caktuar lëndësh të mbulojë lëndën/lëndët që janë më të lidhura me specifikat e kursit përkatës. Ky rregull është shoqëruar me nevojën që në përcaktimin përfundimtar të ngarkesës mësimore të stafit të merret parasysh edhe eksperienca në fushën e mësimdhënies.

Angazhimi i stafit mësimdhënës në kurse studimi jashtë strukturës së punësimit

Objektivi dhe synimi themelor i DIF është krijimi i një stafi të konsoliduar e sa më cilësor në shërbim të mësimdhënies e kërkimit shkencor. Përveç angazhimit me kohë të plotë apo me kohë të pjesshme në FIM&IF, personeli akademik angazhohet edhe në kurse të tjera studimi jashtë strukturës së punësimit, të tilla si programe Masteri, programe të ciklit të parë ose të dytë, kurse speciale, etj., në universitete të tjera brenda vendit, institucione kërkimore-shkencore, etj.

Politikat e rekrutimit të stafit në zbatim të rregullave në fuqi

Rekrutimi i stafit mbështetet tërësisht në disa kritere e elemente thelbësore të tilla si:

(1) nevojat për staf të ri që përcaktohen në bazë të ngarkesës mësimore (sipas elementëve të saj të përcaktuara qartë për çdo kategori pedagogësh) aktuale dhe parashikimeve të shtrirjes dhe zgjerimit të DIF;

(2) kërkesave për cilësinë dhe nivelin e kualifikimit të stafit, të përcaktuara në “Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, aktet nënligjore specifike, rregulloret dhe udhëzimet e veçanta të MASH-it, si dhe kërkesat e statutit dhe rregulloreve të vetë DIF dhe të FIM&IF.

Pas konsultimeve dhe miratimit paraprak të nevojave për staf të ri nga ana e organeve drejtuese, bëhet njoftimi i hapur publik në faqen e internetit agjencisë së punës.

Dosjet e paraqitura nga çdo kandidat i nënshtrohen një seleksionimi paraprak nga komisionet e ngritura për këtë qëllim, duke propozuar kandidatët më cilësorë. Kandidatët e seleksionuar i nënshtrohen një procesi konkurrimi dhe intervistimi nga një komision përzgjedhës.

Kandidatëve të vlerësuar si të përshtatshëm dhe të përzgjedhur iu lihet në dispozicion një periudhë kohe për përgatitjen e programeve të lëndëve, ciklit të leksioneve e seminareve, shqyrtimit e përzgjedhjes së literaturës bazë e ndihmëse, njohjen me rregulloret dhe statutin e DIF, të FIM&IF dhe të UPT-së.

Njoftime