1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Suporti ndaj stafit akademik dhe atij mbështetës

Help-Support-Advice-Assis-010FIMIF mbeshtet fuqishem kualifikimin e stafit akademik dhe atij mbeshtetes. Ofrohet asistence per pjesmarrje ne konferenca, seminare etj. Orimi i ciklit te trete te studimit nga fakulteti yne ndihmon stafin akademik per kualifikime te metejshme. 
Për të qenë sa më afër realitetit dhe për të vlerësuar arritjet dhe vazhdimësinë e studentëve të diplomuar FIM&IF do të ndjekë një praktikë mbështetjeje dhe këshillimi për studentët e vet, duke filluar që nga informacioni i ofruar për gjendjen dhe sektorët e tregut të punës dhe duke vazhduar me praktikat mësimore.
I diplomuari pranë FIM&IF, do të nxitet të vërë në dispozicion të fakultetit, informacione të tilla si:
·         punësimi aktual
·         kualifikime dhe specializime të mëtejshme
·         përditësimin e Curriculum Vitae me informacion të ri.
Synohet që të gjithë brezat e ish-studentëve të shërbejnë si pararojë e një gjenerate të përgatitur, që do të përçojë një frymë të re dhe do të shërbejë për të ngritur në nivele më të larta nivelin akademik të ofruar nga ndjekja e studimeve në institucionet arsimore të larta shqiptare. FIM&IF synon krijimin e rrjetit të ish-studentëve të tij, dhe për figurat më të spikatura mes tyre do të verë në dispozicion informacionin e duhur dhe do të mundësojë përfshirjen e tyre në vendimmarrje me synim ngritjen e nivelit akademik e shkencor të FIM&IF.

 

Njoftime