Dekani
- Detaje
- Arritje: 2993
DEKANI I FAKULTETIT TE INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE
Prof. As. LIGOR NIKOLLA
Jeteshkrimi:
Dekani është autoriteti drejtues i fakultetit dhe përfaqësuesi i tij. Funksionet e tij janë:
- Përgatit propozimin përkatës për çdo vendimmarrje të Këshillit të Fakultetit;
- Përgjigjet para Këshillit të Fakultetit për mbarëvajtjen e aktivitetit të Fakultetit;
- I propozon për miratim Rektorit kandidaturën që ka përzgjedhur vetë si zëvendësdekan;
- I propozon Këshillit të Fakultetit hapjen ose mbylljen e programeve të studimit si dhe reformimin e kurrikulave të departamenteve apo njësive të ndihmëse në Fakultet;
- Emëron në detyrë Përgjegjësin e Departamentit/Qendrës në bazë të kandidatit fitues në zgjedhjet përkatëse;
- Emëron në detyrë të përkohshme Përgjegjësin e Departamentit/Qendrës, derisa të plotësohen kushtet ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve në departament/qendër;
- Ndjek e kontrollon ecurinë e punës kërkimore-shkencore në fakultet dhe bashkëpunimin me institucione të tjera kërkimore-shkencore, fakultete të tjera, kompani, ndërmarrje etj;
- Mund të pezullojë ose të shfuqizojë vendimet e drejtuesve të njësive të veçanta të Fakultetit apo të këshillave të tyre për parregullsi në funksionimin e tyre dhe për mosrealizimin e detyrave;
- Miraton kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të mbrojtjes së projekt-diplomave për nivelin e parë dhe të dytë të studimit;
- Vendos për masat ndëshkimore (përjashtimin) ndaj studentëve dhe të specializantëve të ciklit të tretë të studimeve për rastet e parashikuara në këtë rregullore;
- Vendos për hyrjen e Fakultetit në lidhje me shkolla të larta të vendit dhe të huaja për shkëmbim përvoje e bashkëpunim në procesin mësimor e shkencor, si dhe për kualifikimin e Personelit mësimor e shkencor;
- Nënshkruan me Përgjegjësin e Departamentit programet e lëndëve të tre cikleve të studimit;
- Nënshkruan dokumentacione të anëtarësimit të fakultetit në shoqata kombëtare e ndërkombëtare të Arsimit të Lartë dhe ato të bashkëveprimit me fondacione vendase ose të huaja, që ndihmojnë në zhvillimin e Fakultetit, me kusht që për to të ketë vendosur Këshilli i Fakultetit;
- Mban lidhje të rregullta partneriteti me të gjithë fakultetet e tjera të UPT, si dhe vendos për të gjitha aktet e bashkëpunimit me to për të gjitha problemet mësimore e shkencore që mbulon FIMF në këto fakultete.
Njoftime
-
International Conference on Applied Sciences and Engineering 2017
Call for Papers The Polytechnic University of Tirana and the Faculty of Engineering Mathematics and Engineering Physics...
-
Ceremonia e Diplomimit 2016-2017
Njoftohen te gjithe studentet dhe stafi akademik i FIMIF se te Premten me date 2/12/2016 ora 10:00 do te zhvillohet ne ambinetet e...
-
Lista e fitueseve te fazes se pare ne programet e studimit te FIMIF
Bazuar ne vleresimin e kryer nga komisioni i vleresimit i ngritur prane FIMIF, lista paraprake e eshte si vijon: Lista dhe...