1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Organigrama

Organet e zgjedhura dhe të emëruara ndërtohen dhe funksionojnë në përputhje me ligjin për arsimin e lartë, aktet nënligjore dhe Statutin e UPT-së. Ato ndahen në organe drejtuese dhe autoritete drejtuese. Organ drejtuese është Këshilli e Fakultetit, ndërsa autoritetet drejtuese janë Dekani, Përgjegjësit e Departamenteve. Në FIM&IF ka dhe autoritete të tjerë si Këshilli i Profesorëve, Këshilli i Diplomimeve, Zëvendësdekani, Kancelari dhe Përgjegjësi i Sekretarisë (Kryesekretari).
§  Këshilli i Fakultetit është organi kolegjial epror vendimmarrës, i cili vendos për problemet më të rëndësishme të Fakultetit në fushat e mësimit, kërkimit shkencor dhe në ato me karakter administrativ e ekonomik. Këshilli i Fakultetit të FIM&IF përbëhet nga 13 anëtarë. Në të bëjnë pjesë Dekani, Përgjegjësit e Departamenteve, anëtarë të Fakultetit, kancelari, përfaqësues të studentëve. Këshilli i Fakultetit kryesohet nga Dekani
  • Dekani është autoriteti drejtues i fakultetit dhe përfaqësuesi ligjor i tij. Ai emërohet nga Rektori, në bazë të kandidatit fitues të zgjedhjeve. Dekani ka mandat 4-vjeçar dhe nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë radhazi. Ai duhet të ketë të paktën titullin Profesor i Asociuar. Në mungesë të kandidatëve me titullin “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”, dekani mund të jenë edhe me gradën “Doktor”dhe që kanë eksperiencë pune.
  • Përgjegjësi i departamentit, është autoriteti më i lartë për këtë njësi bazë të punës mësimore kërkimore. Përgjegjësi i Departamentit zgjidhet sipas kritereve të përcaktuara në Rregulloren e Zgjedhjeve të UPT. Ai duhet të ketë titullin “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”, por asnjëherë më të ulët se grada “Doktor”.
  • Këshilli i Profesorëve është një organ akademik i pavarur, i cili ngrihet në Fakultet për organizimin dhe drejtimin e studimeve të “Doktoraturës” si dhe promovimin e Personelit Akademik për titujt “Docent”, “Profesor i Asociuar”, “Profesor”. Ai përbehet nga të gjithë Profesorët e Fakultetit me kohë të plotë. Numri i anëtarëve të këtij Këshilli nuk mund të jetë më i vogël se shtatë.
§  Këshilli i Diplomimeve është organ akademik këshillimor që krijohet në kuadrin e një departamenti për programimin dhe koordinimin e aktiviteteve të mësimit dhe studimit. Këshilli i Diplomimit përbëhet nga 5 anëtarë. Në të bëjnë pjesë profesorë, profesorë të asociuar dhe doktorë shkencash nga departamenti, që mbulojnë lëndët e trungut ose të formimit profesional të studentit që zhvillohen në FIM&IF. Kryetar i Këshillit të Diplomimit është Përgjegjësi i Departamentit.
  • Zëvendësdekani përzgjidhet nga Rektori mbi bazën e kandidaturave të propozuara nga Dekani dhe varet prej Dekanit. Zëvendësdekani duhet të jetë me gradë shkencore. Mandati i tij zgjat aq sa ai i dekanit që e ka propozuar dhe nuk mund të përzgjidhet më shumë se dy herë radhazi.
  • Kancelari i Fakultetit, në mbështetje të Ligjit te Arsimit të Lartë, Neni 22 pika 7, emërohet nga Rektori midis tri kandidaturave të propozuara nga Këshilli i Administrimit i UPT-së. Kancelari duhet të ketë formim universitar, juridik ose ekonomik dhe së paku 5 vjet përvojë pune.
§  Përgjegjësi i Sekretarisë (Kryesekretari) emërohet nga Rektori. Ai duhet të jetë me arsim të lartë.
Departamentet
Në mbështetje të VKM Nr.345, datë 08.04.2009, FIM&IF përbëhet nga tre departamente dhe një qendër.
Në përbërje të FIM&IF janë:
1. Departamenti i Inxhinierisë Matematike,                   (DIM)
2. Departamenti i Inxhinierisë Fizike,                           (DIF)
3. Departamenti i Kimisë,                                            (DK)
4. Qëndra e Gjuhëve të Huaja.                                      (QGJH)organograma

 

 

Njoftime