1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Përse FIMIF?!

logo origjinale
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe i Inxhinierisë Fizike është fakulteti më i ri i Universitetit Politeknik –Tiranë. Ligjerisht krijimi i tij ka datën 08.04.2009, që mban Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.345 në të cilin thuhet ”Krijohet Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, që ka në përbërje:
1. Departamentin e Inxhinierisë Matematike;
2. Departamentin e Inxhinirisë Fizike;
3. Departamentin e Kimisë;
4. Qendrën e Gjuhëve te Huaja”.
Praktikisht mund të themi se data e nisjes së funksionimit të tij është ajo e fillimit të vitit akademik 2005-2006 në Universitetin Politeknik, kur u hapën dy dipllomat e reja të nivelit të parë, ajo e Inxhinierisë Matematike dhe ajo e Inxhinierisë Fizike me nga 31 studentë secila (vendimi i datës 30.09.2005 me nr protokolli 741)
Në rrugën drejt krijimit të këtij fakulteti është ecur me shumë kujdes dhe kompetencë, por edhe me guxim e vendosmëri. Ideja e krijimit të një fakulteti të tillë kish kohe që ishte formësuar si rezultat i përvojave të hasura në Universitete teknike evropiane dhe më tej. Ajo u bë eminente në kuadrin e implementimit të Deklaratës së Bolonjës, që kërkonte reformimin e arsimit të lartë inxhinierik me vizione dhe mendësi evropiane. Prania e një stafi me kompetencë shkencore te konsoliduar në departamentet e matematikës dhe të fizikës, ekzistenca e përvojave analoge në universitet teknike evropiane si në Milano, në Torino, në Athinë, në Lausane, etj., hapja e dy dipllomave te reja ishin kushtet dhe argumentet kryesore mbi të cilat u mbështet studimi i një grupi pune të ngritur nga Rektorati i UPT dhe propozimi i tij për krijimin e fakultetit të ri, që mori miratimin e Senatit në 3.03.2006. Mbi këtë bazë më 15.12.2007 erdhi vendimi qeveritar për krijimin e fakultetit te ri të quajtur “Fakulteti i Formimit te Përgjithshem”. Ky emërtim nuk i përgjigjej konceptimit dhe detyrave që shtroheshin para tij, prandaj u këmbëngul nga stafi i fakultetit, studentet dhe Rektorati deri në daljen e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.345 të datës 08.04.2009, që e emertonte fakultetin e ri “Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike”.
Pse lindi nevoja per diplome ne "Inxhinieri Matematike?

Zhvillimi i metodologjive matematike per zgjidhjen e problemeve te prodhimit industrial, tregetar apo social.

Zbatimi i risive teknologjike qe kerkojne koordinimin e bazamentit matematikor me zgjidhjet inxhinierike.

Mundesite e punesimit

Nje "Inxhinier Matematike" mund te punoje:

  • Inxhinier ne modelimet dhe simulimet matematike ne projektimin e teknologjive te reja.
  • Inxhinier per analizen e sistemeve komplekse
  • Inxhinier per perpunimin e strategjive te reja te administrimit
  • Inxhinier ne sektore te teknologjive te perparuara, ne inxhinierine e informacionit, ne inxhinierine industriale, ne aplikimet biomjeksore
  • Inxhinier ne institucionet e monitorimit te problemeve socila-ekonomike, te territorit, etj.

Bashkepunim ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme hapsinore, qe lidhen me sistemet gjeografike te informacionit (GIS)

Bashkepunim ne projekte te ndryshme per perballimin e sfidave, si vleresimi i riskut te investimeve, shperndarja ne hapsire dhe ne kohe e aktiviteteve, minimizimi i kostove te prodhimit, maksimizimi i fitimeve etj.

Formimi i thelluar shkencor dhe njohurite e perparuara me teknologjite kompjuterike dhe softeve matematike moderne si MATLAB, MATHCAD, MAPLE, MATEMATICA. STATSOFT, MINITAB krijojne mundesine e nje konsulence shume te kerkuar per zgjidhjen e problemeve reale ne industri, inxhinieri civile, mjeksi, tregeti, bujqesi etj.

Pse lindi nevoja per diplome ne "Inxhinieri Fizike"?

Koha ndermjet nje zbulimi shkencore dhe zbatimit te tij ne industri eshte shkurtuar shume , duke diktuar domosdoshmerine e transferimit te shpjete te njohurive shkencore per ngritjen e teknologjive te reja.

Shume nga shpikjet e fundit jane realizuar nga bashkeveprimi i disiplinave te ndryshme me baze fiziken dhe nuk mund te klasifikohen ne asnje nga drejtimet tradicionale inxhinierike.

Kjo ben te domosdoshem nje profil te ri inxhinieri i cili, krahas formimit inxhinierik, ka nje formim te thelluar qe e lejon te orientohet drejte dhe shpejte ne zbatime te fizikes moderne...

Mundesite e punesimit

Nje "Inxhinier Fizike" mund te punoje:

  • ne prodhimin dhe perdorimin e makinave dhe pajisjeve te teknologjive te avancuara
  • ne teknologjite e informacionit
  • ne perdorimin e energjive te rinovueshme dhe berthamore
  • ne pajisjet laser dhe pajisjet me fibra optike
  • ne laboratoret e kontrollit dhe testimit te materialeve
  • ne institucionet qe punojne ne sektoret e kerkim-zhvillimit per optiken inxhinierike, optoelektronike, nanofotonike, lazerat, shkencen e materialeve ne aplikimin e metodave moderne te matjes dhe vleresimit te rezatimeve elektromagnetike dhe akustike ne perdorimin e pajisjeve me ultratinguj per qellime industriale ne perdorimin e pajisjeve te avancuara, si rezonanca magnetike, skaner, pajisje me ultratinguj etj.. ne spitale dhe laboratoret e klinikave per kryerjen e analizave dhe diagnostikimit mjeksor.

    Formimi si "Inxhinier Fizike", i lejon atij te konvertohet pa asnje veshtiresi ne Inxhinier me profile Informatike dhe Elektronike. 

Njoftime