1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Qëllimi

biblioteka
Qëllimi themelor në fushën e mësimdhënies është transmetimi tek studentët i një informacioni sa më cilësor e bashkëkohor në të gjitha disiplinat mësimore e lëndët me karakter të theksuar praktik, duke realizuar ciklin informacion-njohuri-dije-aftësi.
Kursi i studimit të diplomës së Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Inxhinieri Fizike” synon të formojë profesionistë që të jenë në gjendje të përballojnë futjen e teknologjive të reja dhe komplekse, në të cilat është prezent një ndërthurje e fortë midis njohurive tekniko-shkencore të ndryshme, duke shfrytëzuar në mënyrë inxhinierike metodologjitë që ofrojnë sektorët e ndryshëm të Fizikës së Zbatuar.
Ky objektiv realizohet:
  • duke përpunuar e seleksionuar programe disiplinash sa më cilësore për çdo lëndë e për çdo pedagog që zhvillon mësim në FIM&IF;
  • duke përdorur si literaturë bazë dhe plotësuese libra, autorë dhe shtëpi botuese nga më të spikaturat e fushës, të njohura në nivel kombëtar e ndërkombëtar;
  • zhvillimi i leksioneve dhe seminareve bëhet me metoda e forma didaktiko-pedagogjike moderne e interaktive, duke përdorur gjerësisht prezantimet problemore, analizën logjike e sasiore, analizat krahasuese e kontekstuale, pjesëmarrjen aktive të studentëve në leksione e seminare, debatin e improvizuar, etj;
  • trajnimi i vazhdueshëm i stafit pedagogjik dhe atij ndihmës administrativ nëpërmjet seminareve, workshopeve e konferencave, për të qenë sa më performant në realizimin e objektivave të mësipërme;
  • zhvillimi i një pune të gjerë e me kontakte të vazhdueshme me studentët për t’iu shpjeguar qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies në FIM&IF, dhe njëkohësisht për t’i bërë ata sa më aktivë në këtë proces.
Departamentin e Inxhinierisë Fizike (DIF) funksionojnë gjithashtu tre grupe kërkimore. Qëllimi kryesor i kërkimit shkencor është;
  • pjesëmarrja dhe aftësimi i pedagogëve në procesin e kërkimit shkencor, angazhimi i tyre sa më i gjerë në aktivitete kërkimore, si konferenca, botime të artikujve kërkimor, teksteve mësimore apo studimeve të realizuara nga pedagogët tanë, etj.
  • shfrytëzimi i rezultateve të kërkimit shkencor në shërbim të studentëve dhe procesit akademik.
  • angazhimi dhe përfshirja e studentëve në këtë proces duke synuar përgatitjen sa më të mirë të tyre edhe si kërkues të ardhshëm në fushën e shkencës e dijes.

Njoftime