1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Rreth FIMIF

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike është një nga fakultetet që përbëjnë Universitetin Politeknik i Tiranës.

Ky Fakultet përbëhet nga disa departamente :

  • Departamentin e Inxhinierisë Matematike ;
  • Departamentin e Inxhinierisë Fizike ;
  • Departamentin e Kimisë ;
  • Qendrën e Gjuhëve të Huaja.

Diplomat që lëshon ky fakultet janë diploma të :

  • Inxhinierise Fizike ;
  • Inxhinierise Matematike ;

Stafi i Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike ka në përbërje pedagogë me gradën "Doktor",  profesorë të asociuar dhe profesorë. Ky fakultet lëshon diploma ne përputhje me udhëzimet nga Karta e Bolonjës.

Ndërkaq, programet e diplomave që lëshojne departamentet përkatëse, janë te njëjta me programet e Universitetit Politeknik te Milanos. Këshilli i Ministrave miratoi hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programeve të studimit, të te tre cikleve te studimit ne “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet, përkatësisht, diplomat: BSc, MP, MSc dhe Dr, në “Inxhinieri matematike” dhe “Inxhinieri fizike”. Këto programe studimi realizohen me kredite. 

FIMIF

 

Njoftime