1. Shko tek menuja
  2. Shko tek permbajtja
  3. Skip to Footer

Zv. Dekani

Zv. DEKANI I FAKULTETIT TE INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE

Prof. As. Dhurata Kuqi


Jeteshkrimi:


Zëvendësdekani përzgjidhet nga Rektori mbi bazën e kandidaturave të propozuara nga Dekani dhe varet prej Dekanit. Zëvendësdekani ka këto kompetenca:
  • Ushtron autoritetin e drejtuesit të fakultetit kur dekani lë postin (mbaron mandatin, jep dorëheqjen, cenon autoritetin e postit);
  • Ndjek zbatimin e planeve e programeve mësimore në departamente apo në qendrën e gjuhëve të huaja;
  • Ndjek dhe kontrollon kurset e specializimit si dhe kualifikimin e personelit akademik të Fakultetit;
  • Harton strukturën vjetore dhe dokumente të tjera të procesit mësimor të Fakultetit dhe ia  paraqet Dekanit për miratim;
  • Në bashkëpunim me Përgjegjësit e Këshillave të Diplomimit harton listat e komisioneve të mbrojtjes së projekt-diplomave dhe ia paraqet për miratim Dekanit;
  • I paraqet Dekanit rastet për masa ndëshkimore (përjashtime) ndaj studentëve universitarë dhe të specializantëve pasuniversitarë për rastet e parashikuara në Rregulloren e Brendshme të Fakultetit, duke marrë edhe miratimin e kryesekretarit;
  • Drejton hartimin e orarit të mësimeve, grafikut të provimeve dhe ndjek zbatimin e tyre;
  • Ndjek mbajtjen dhe plotësimin korrekt të dokumentacionit shkollor nga Sekretaria Mësimore e Fakultetit;
  • Ka në vartësi Sekretarinë Mësimore.

 

Njoftime